Ukraina pret 11.8 miliardë dollarë ndihmë ekonomike nga ShBA-ja në vitin 2024

25 shkurt 2024 | 15:29

Ukraina pret të marrë 11.8 miliardë dollarë mbështetje ekonomike këtë vit nga Shtetet e Bashkuara, tha kryeministri i saj të dielën.

Kievi përballet me një boshllëk buxhetor prej 37 miliardë dollarësh në vitin 2024, pasi mbron një pushtim rus dyvjeçar dhe po mbështetet te partnerët perëndimorë për ndihmë kritike.

Denys Shmyhal, ka thënë gjatë një konference televizive në Kiev se ai shpresonte që ligjvënësit amerikanë të miratonin ndihmën e shumëpritur ekonomike dhe ushtarake, raporton “Reuters”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbyllur pa fitues derbi në mes të Llapit dhe…