Ukrainës i shtohen edhe 20 aeroplanë të tjerë

21 prill 2022 | 08:16

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane ka thënë se forcave ajrore të Ukrainës i janë shtuar edhe 20 avionë të tjerë operacionalë.

Ky zyrtar nuk ka treguar se cili shtet i ka dhuruar këta avionë. Ai ka shtuar se Ukraina tani ka aeroplanë ushtarakë më shumë se para tri jave.

Po ky zyrtar ka shtuar se Ukrainës do t’i dhurohen edhe aeroplanë të tjerë nga vende të ndryshme të botës, shkruan CNN.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një…