Ulqini në këtë sezon ofron ulje çmimesh dhe shmangie të pritjeve kufitare

17 maj 2021 | 11:54

Qyteti i Ulqinit prej dekadash mbetet destinacioni turistik për qytetarët e Kosovës dhe të rajonit e të botës në përgjithësi.

Ulqini është qytet i njohur me një numër të shumtë të plazheve që shtrihen në një sipërfaqe bregdetare prej 25 kilometrash. Shumë plazhe janë gurore, por Ulqini njihet me dy plazhet e veta ranore: plazhin e vogël dhe plazhin e madh.

Ulqini ofron për vizitorët tipa të ndryshme hotelesh dhe apartamentesh, nga me modernët deri tek apartamentet antike.

Vizitorët e kanë mundësinë që të bëjnë rezervime edhe me anë të internetit, agjencive turistike ose drejtpërdrejt me hotelet.

Buzë plazhit të vogël është edhe Kalaja e Ulqinit që është ndër vendet më arkitektonike në Ballkan, duke pasur kështu frekuentim të vazhdueshëm nga gjithsecili që viziton Ulqinin. Gjithashtu, Ulqini ofron edhe shtigje të shumta për vrapim.

Hotel Cruiser, Ulcinj – Updated 2021 Prices

Hotel Cruiser, përbri Plazhit të Vogël

Jeta e natës në Ulqin frekuentohet shumë, sidomos gjatë sezonit turistik. Lokalet e natës ofrojnë muzikë të zgjedhur me Dj profesionistë, gjithashtu edhe muzikë live e cila pëlqehet shumë nga të gjithë turistët pa dallim moshe.

Ulqini me të vërtetë është qytet me kultura të ndryshme, ku mund të kaloni një kohë të mirë, të relaksoheni dhe të përjetoni shumë gjëra të bukura.

Mbi të gjitha, në qytetin e Ulqinit turistët do të gjejnë siguri në nivelin më të lartë.

Pandemia e preku edhe Ulqinin

Si çdo sektor tjetër, edhe turizmi në Ulqin u prek nga pandemia Covid-19. Sipas kryetarit të Komunës së Ulqinit, Gzim Hajdinaga, i cili mban edhe pozitën e drejtorit të Organizatës Turistike në Ulqin, tani është prioritet i autoriteteve në këtë komunë ringjallja e turizmit.

No description available.

Ai ka thënë se në këtë sezon do të ketë ulje çmimesh dhe siguri maksimale për turistët që vizitojnë Ulqinin. “Këtë sezon do të ketë ulje çmimesh. Këtu prindi nuk ka nevojë që të shqetësohet për sigurinë e fëmijëve. Siguria në Ulqin është në nivelin e duhur. Pastërtia po ashtu. Andaj mirëpresim turistët në këtë sezon. Gjithashtu këtë vit nuk do të ketë radhë të gjata në kufi, sepse do të hiqet polisa kufitare. Pos kursimit të mjeteve monetare, qytetarët e Kosovës do të kenë kursim edhe në kohën e tyre nga shmangia e pritjeve të gjata në kufi”, ka thënë Hajdinaga.

Për çmimet konkurruese dhe heqjen e polisave kufitare ka folur edhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Aleksandër Daboviç.

No description available.

Ai ka thënë se në këtë sezon janë bërë gati për pritjen e turistëve nga Kosova. “Në bashkëpunim me autoritetet qeveritare dhe ministritë përkatëse kanë punuar që në kufirin në Muriqan mos të paguhet më polisa kufitare, por të krijohen lehtësira që hyrje-daljet të jenë sa më të shpejta dhe të shmangen radhët e gjata”, ka thënë ai, duke shtuar se Ulqini do të ofrojë çmime të arsyeshme për turistët.

Në qytetin e Ulqinit ofrohen plazhet si ato me rërë të cilat kanë veti të shumta shëruese, ashtu dhe ato shkëmbore të cilat janë zakonisht preferencë e moshës rinore dhe moshës së mesme.

Në Ulqin është edhe plazhi i grave, ku uji sulfurik i këtij plazhi dhe rëra ofrojnë një sërë veti shëruese. 

No description available.

Zana Zarvan, menaxhere për brendim në Organizatën Turistike në Ulqin, ka bërë një përshkrim të vetive shëruese të cilat i ka plazhi i grave në Ulqin. “Plazhi i grave ka veti shëruese. Quhet plazhi i grave sepse është ekskluzivisht për zonjat. Të gjitha zonjat që kanë probleme të ndryshme në aspektin e lindjes vijnë dhe zhytën në ujin sulfurik dhe kemi rezultate pozitive”, ka treguar ajo.

No description available.

Ndërkaq Jerola Zija nga ‘Trip to Albania’ ka folur për turizmin në viset shqiptare, atë dimëror dhe malor. “Meqenëse jemi në sezonin bregdetar, mund të themi se Ulqini është vend që ia vlen të vizitohet si për nga kushtet bregdetare që ofron ashtu edhe për nga çmimet. Më pastaj ne do të fokusohemi edhe në Kosovë dhe pjesë të tjera të Shqipërisë dhe do të bëhemi gati për ta promovuar turizmin malor, por edhe segmentet e tjera”, ka thënë Zija.

Plazhi i “CaboBeach” është i njohur edhe si plazhi i “kosovarëve”.

Në sezonin e kaluar ky plazh pati rënie drastike të pushuesve.

Arti Rexha, pronar i ‘CaboBeach’, ka thënë se pandemia u ka shkaktuar humbje të mëdha. “Kemi pasur rënie të humbjes rreth 75 për qind. Ne kemi rreth 500 çadra, shumica janë pushues nga Kosova. ‘CaboBeach’ është unik dhe ofron çmime të arsyeshme”, është shprehur ai.

No description available.

Lumi Buna mbetet një tjetër bukuri natyrore që ndodhet në segmentin fundor jugperëndimor të kufirit shqiptaro-malazez.

Pak kilometra larg Ulqinit, buzë këtij liqeni, pos peizazheve magjepse që ka ditur vetëm Zoti të krijojë, do ta gjeni edhe restorantin me ushqime bregdetare.  Po ashtu, për të mësuar se si ka jetuar prej dekadash nga ullinjtë në periferi të Ulqinit do ta gjeni edhe fushën e ullinjve.

Fatmir Sadiku, prodhues i vajit të ullirit, ka bërë një kronologji të fushës së ullinjve dhe mijëvjeçareve të ekzistencës së tyre.

No description available.

“Kemi ullinj një mijë deri në dy mijë vjeçar. Natyra këtu është e mbrojtur dhe nuk lejohen investime, pasi kjo natyrë është e lidhur me kulturën dhe historinë tonë. Ulqini me shekuj ka jetuar vetëm nga ullinjtë”, ka thënë Sadiku.

 

(Albulena S. MAVRAJ)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) është duke shqyrtuar materialet…