UNICEF-i dhe Devolli Corporation bashkojnë forcat për fëmijët dhe të rinjtë

18 mars 2023 | 00:43

Gjatë mbrëmjes së sonte dhe spektaklit të finales, është zbuluar një bashkëpunim i bukur i bërë para pak ditësh ndërmjet njërit prej mbështetëseve kryesor të spektaklit Big Brother VIP Kosova, UNICEF.

UNICEF-i dhe Devolli Corporation kanë lansuar një partneritet për t’i ndihmuar fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë.

Devolli Corporation me ndihmën e UNICEF-it do të zgjerojë mundësitë për fëmijët e vegjël në komunitetet e margjinalizuara dhe zonat rurale duke mbështetur ngritjen dhe funksionimin e qendrave të zhvillimit të fëmijërisë së hershme.

Bëhet fjalë për 700 të fëmijë, 500 të rinj dhe 400 prindër, derisa marrëveshja është nënshkruar në Magulë të Lipjanit, në mes të arsenalit Shkëlqim Devolli dhe shefes së zyrës së UNICEF-it në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stresi pati një ëndërr të kahmotshme për karrierën e tij.…