United i ofron kontratë të re Matës

06 prill 2021 | 15:08

Është folur shumë për një largim të Juan Matas nga Manchester United në fund të sezonit, por gjithçka mund të ndryshojë, pasi klubi i ka ofruar futbollistit rinovimin e kontratës edhe për një vit tjetër.

Spanjolli është aktivizuar vetëm shtatë herë gjatë këtij sezoni dhe deri në muajin shkurt dhe drejtuesit kishin bërë të qartë se nuk do t’ia rinovonin kontratën 32-vjeçarit.

Gjithsesi duket se gjërat kanë ndryshuar dhe për të mos e lënë lojtarin të largohet me parametër zero në fund të kampionatit drejtuesit i kanë ofruar rinovimin për një vit. Në rast se Mata rinovon kontratën atëherë “djajtë e kuq” do të kërkojnë 5 milionë euro për futbollistin që ndiqet nga Juventusi, Roma e Milani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…