Unitedi arrin marrëveshje me Lokomotivën për Rangnickin

26 nëntor 2021 | 17:00

Manchester United ka arritur një marrëveshje në parim me Lokomotivën e Moskës për Ralf Rangnick.

Gjermani pritet të bëhet trajner i përkohshëm i “Djajve të Kuq” deri në fund të sezonit aktual.

Kontratat pritet të nënshkruhen këtë fundjavë që Rangnick të marrë përgjegjësinë e përkohshme deri në fund të sezonit. Marrëveshja e Rangnick përmban edhe dy vjet të tjera në një rol konsulence në “Old Trafford”. “Sky Sports News” ka mësuar se nënkryetari ekzekutiv i Unitedit, Ed Woodward ka kërkuar për dy vite shtesë duke pasur parasysh nivelin e ekspertizës së Rangnick.

Manchester United beson fuqishëm se Rangnick do të ofrojë njohuri dhe burime të vlefshme në anën e futbollit përtej fundit të sezonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës…