Unitedi fiton minimalisht ndaj Aston Villas

30 prill 2023 | 17:02

Manchester United ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për një vend në top-katërshe.

Skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag mposhti sot Aston Villan, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Premierligë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Old Trafford” përfundoi me rezultatin 1:0. Golin e vetëm dhe të fitores për “Djajtë e Kuq” e shënoi Bruno Fernandes, në minutën e 39-të.

Manchester United pas kësaj fitore ka 63 pikë dhe renditet në pozitën e katër në tabelë. Aston Villa është e gjashta me 54 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për asnjë moment nuk u kontestua fitorja e pilotit meksikan…