Unitedi fitore spektakolare me përmbysje ndaj Tottenhamit

11 prill 2021 | 19:37

Manchester United i jep fund shpresave të Tottenham për të luajtur në Champions League në sezonin e ardhshëm.

Djajtë e Kuq morën një fitore 3-1 me përmbysje ndaj ekipit të Mourinhos duke blinduar vendin e dytë në renditje.

Sfida nisi më mirë për “Spursa-t” që kaluan të parët në avantazh në minutën e 39-të me Son, i cili shfrytëzoi më së miri një asist të Lucas. United “zgjohet” në fillimin e pjesës së dytë duke barazuar rezultatin me Fred, që ndjek mjaft mirë një aksion perfekt të skuadrës së tij.

11 minuta nga fundi i sfidës Bruno Fernandes shërben një asist të bukur për Edinson Cavanin, i cili me kokë e dërgon topin në fundin e rrjetës. Në kohën shtesë kishte kohë dhe për një gol të Greenwood në minutën e 6-të të shtesës. United tashmë mban vendin e dytë me 63 pikë, ndërkohë që Tottenham mban vendin e 7-të me 49 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit…