Unitedi i ‘plagosur’ synon përmbysjen e PSG-së

06 mars 2019 | 13:10

Manchester United përballet sonte (e mërkurë) me Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve kurse, përveç disavantazhit prej dy golave, trajneri Ole Gunnar Solskjaer nuk do të ketë në dispozicion shumë lojtarë si Ander Herrera, Jesse Lingard, Nemanja Matiq, Anthony Martial, Juan Mata, Phil Jones, Antonio Valencia, Paul Pogba dhe Alexis Sanchez.

Mirëpo kjo nuk e ka penguar trajnerin Solskjer që të kërkojë një fitore në Paris me rezultat 2-4. “Nuk mund të themi se ndeshjet e tilla janë të pamundura. Ne kemi qenë fantastikë në ndeshjet jashtë shtëpisë. Nuk do të pranojmë të eliminohemi pa luftuar paraprakisht. Ne do të shkojmë atje dhe do ta shijojmë ndeshjen. E dimë që është një vend i vështirë për të shkuar dhe ata luajtën shumë mirë në ‘Old Trafford’. Kjo është një sfidë e mrekullueshme për lojtarët tanë, të shkojnë atje dhe ta dëshmojnë se çfarë mund të bëjnë. Ne preferojmë të fitojnë 4-2 sesa 2-0. Duhet të dalim nga pjesa e parë më mirë sesa që jemi tani. Nëse mund ta bëjmë rezultatin 1-0 në favor tonin në fund të pjesës së parë, atëherë gjithçka mund të ndodhë në pjesën e dytë”, ka deklaruar Solskjer.

“Kundër PSG-së, në 20 minutat e fundit, ata e dinin se po fitonin 2:0 dhe ishin të lumtur, por unë mendoj se ne u treguam mjaft të mirë dhe Victor Lindelof ishte fantastik në mbrojtje. Ne mund të shkojmë atje, ta shënojmë një gol dhe të krijojmë kaos në 15 apo 20 minutat e fundit”, ka shtuar Solskjer.

Për këtë ndeshje ka folur edhe mbrojtësi i PSG-së, Dani Alves. Ky i fundit ka thënë se skuadra franceze nuk duhet të bazohet në rezultatin e ndeshjes së parë, por të jetë e përqendruar maksimalisht edhe në ndeshjen e dytë. “Ne bëmë një hap të madh në ndeshjen e parë, por nuk mund të flemë mbi dafina. Ne e dimë se në futboll mund të ndodhë gjithçka. Duhet ta përsërisim punën e shkëlqyer që bëmë në ‘Old Trafford’. Të mos bazohemi te rezultati i ndeshjes së parë, por të arrijmë një rezultat tjetër pozitiv”, ka thënë Alves.

Përveç kësaj ndeshje, nga ora 21:00 zhvillohet edhe ndeshja në mes të Portos dhe Romës.

Sonte takohen:

Porto – Roma       (1-2)
PSG – Man Utd    (2-0)

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është themeluar Instituti për Politikë të Jashtme të Kosovës. Ky…