Unitedi interesohet për Oblakun

15 shtator 2022 | 17:50

David De Gea është në fund të kontratës së tij, e cila skadon në qershorin e vitit 2023 dhe duke mos e bindur trajnerin Erik ten Hag, Manchester Unitedi është në kërkim të një portieri për sezonin e ardhshëm dhe për këtë ata kanë një prioritet.

Në të vërtetë, “Djajtë e Kuq” duan t’i sigurojnë shërbimet e Jan Oblakut. Me kontratë deri në vitin 2023 me Atlético de Madridin, portieri slloven 29-vjeçar është konsideruar për shumë sezone si një nga portierët më të mirë në botë.

Për t’i arritur shërbimet e tij, Manchester Unitedi do të ishte i gatshëm t’i ofronte atij një pagë prej 18 milionë eurosh në sezon, pothuajse dyfishi i pagës së tij aktuale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi,…