Unitedi ndalet nga Southamptoni

12 shkurt 2022 | 15:58

Manchester United dhe Southampton janë ndalur në një barazim 1-1.

Të parët që kaluan në avantazh ishin “Djajtë e Kuq” në minutën e 21-të me anë të Sancho.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat por Southampton ishte mjaftë e rrezikshme me disa raste.

Pjesa e dytë filloi në favorin e ‘Saints’ ku në minutën e 48-të ishte Adams i cili barazoi rezultatin nga një aksion i ndërtuar shumë bukur.

Rastet ishin të shumta nga të dyja palët, me Ronaldon i cili bëri disa goditje të bukura por u ndal nga portieri.

Gjithashtu edhe Broja ka bërë një lojë fantastike. Talenti ynë shqiptar ka qënë i rrezikshëm disa herë sidomos në duelet një për një. Në fundin e lojës Maguire i bëri një ndërhyrje antisportive brenda zonës së penalltisë duke i shkelur këmbën me taka por gjyqtari nuk akordoi asgjë.

Manchester United tashmë rënditet në vendin e pestë me 40-të pikë ndërsa Southampton në vendin e 10-të me 29-të pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita e ka nisur si më së miri stinorin pranveror…