Unitedi ndalet nga Wolvesi

19 gusht 2019 | 23:00

Manchester Unitedi s’ka arritur më shumë se një barazim me Wolvesin si mysafir në xhiron e dytë të Premier Ligës.

“Djajtë e Kuq” barazuan me Wolvesin 1 me 1. Anthony Martial kaloi Unitedin në epërsi në minutën e 27-të, ndërsa rezultati u barazua nga Ruben Neves në minutën e 55-të.

Paul Pogba humbi rastin më të mirë për t’ia siguruar tri pikët e radhës Unitedit. Rui Patricio priti me sukses gjuajtjen e tij nga penaltia në minutën e 68-të. Unitedi nga sy ndeshje ka grumbulluar katër pikë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi i Telekomit të Kosovës Bedri Istrefi, ka nënshkruar marrëveshje…