Unitedi për katër minuta e përmbysi rezultatin ndaj Juves

07 nëntor 2018 | 23:03

Manchester United ka përmbysur gjithçka në pesë minutat e fundit të ndeshjes dhe ka mposhtur Juve-n 2-1 në Allianz. Megjithëse e pamerituar, Djajtë kanë shënuar dy herë në fund duke marrë tre pikë jetësore në Grupin H. Tashmë të besuarit e Mourinhos ndodhen në vend të dytë me shtatë pikë, ndërsa Juve mbetet me nëntë pikë.

Ndeshja nisi me një temp të lartë nga të dy krahët. Por me kalimin e minutave ishte Juventus ekipi që filloi të dominonte ndeshjen duke detyruar United të qëndronte në gjysmëfushën e tij dhe të mbronte me të gjitha forcat. Duhet të kalonin gjysmë ore lojë për të parë mundësinë e parë me goditjen e Cuadrados që pritet mrekullisht nga De Gea. Pak sekonda më pas Sami Khedira godet brenda zonës por shtylla i mohon golin e avantazhit. United nuk del përpara duke iu nënshtruar vendasve. Por pas pushimit Djajtë dalin me tjetër mentalitet dhe mundohen të sulmojnë më shumë.

Martial ka një mundësi të mirë por goditja e tij është e pasaktë. Një minutë më pas ishte traversa që i mohoi përsëri avantazhin Juve-s pas goditjes së Dybala nga brenda zonës. Në minutën e 65’ më në fund zhbllokohet rezultati. Ronaldo merr një pasim të bukur pas shpinës së mbrojtësve dhe godet me të parën duke mundur De Gea-n. Një gol i merituar i bardhezinjve që pas golit zhbllokohen edhe mendërisht dhe fillojnë të krijojnë mundësi pas mundësie për të vulosur fitoren ndaj një United të trullosur pas golit të pësuar.

Por në minutat e fundit, sidomos pas futjes në fushë të Fellaini-t, United sulmon me agresivitet dhe fiton një goditje dënimi shumë pranë zonës e cila shndërrohet në gol nga një tjetër zëvendësues, Juan Mata. Mesfushori spanjoll godet e klas. United merr zemër dhe një top i rrezikshëm në shtyllën e dytë i ka dhënë golin e avantazhit pas një rrëmuje në zonë me Alex Sandro që ishte lojtari i fundit që ka prekur topin përpara se të shkonte në rrjetë.

Grupi H

Valencia – Young Boys 3-1
Juventus – M. United     1-2

Tabela

  1. Juventus                            4 9 pikë
    2. Manchester United     4 7
    3. Valencia                        4 5
    4. Young Boys                   4 1

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi është treguar skuadër e fuqishme, pasi e mposhti…