Unitedi poshtërohet nga Liverpooli, ky është reagimi i Ronaldos

25 tetor 10:09

Ylli portugez i Man United, Cristiano Ronaldo ka reaguar pas humbjes turpëruese ndaj Liverpooli në “Old Trafford” në kuadër të javës së nëntë të Premier Ligë.

Portugezi në një postim në rrjetin social “Facebook” shprehet se faji për humbjen 0-5 është vetëm i tij dhe bashkëlojtarëve të tij, por premton se do ta kalojnë këtë moment dhe do të bëjnë mirë në vazhdim.

“Ndonjëherë rezulati nuk është ai që ne luftuam. Ndonjëherë rezultati nuk është ai që donim. Dhe kjo na takon neve, vetëm neve, sepse nuk është askush tjetër për t’u fajësuar. Tifozët tonë ishin, edhe njëherë me mbështetje të vazhdueshme. Ata merituan më shumë, shumë më mirë dhe varet nga ne për ta bërë. Koha është tani”, shkroi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Ekipi kombëtar i boksierëve kosovarë nuk u lejua të…