Unitedi vendos përfundimisht për Pogban

17 gusht 2018 | 13:41

Telenovelës Pogba-Manchester-Barcelona po i vjen fundi. Pas lajmit të fundit të tabloidit britanik “The Sun”, që zbuloi bisedën mes Mourinhos dhe mesfushorit francez, çka vërteton se marrëdhënia e tyre është në krizë, të premten kjo media ka shtuar një episod të ri, sipas të cilit Pogba nuk do të largohet nga “Old Trafford”.

“Manchester United nuk do ta shesë Pogba, përkundër interesimit të Barcelonës…, edhe pas konfliktit me Mourinhon”, shkruan “The Sun”. Ed Woodward, zëvendëspresident ekzekutiv i “Djajve të Kuq”, ka konfirmuar se Paul Pogba është një prej lojtarëve të mëdhenj dhe, për këtë arsye mbetet më i rëndësishmi në klub, jo vetëm në planin sportiv, por edhe në atë komerciale. Prandaj, Manchester United nuk ka ndërmend të lërë ndërkombëtarin franceze të shkojë diku tjetër.

Pavarësisht nga marrëdhëniet e thyera me trajnerin portugez, Pogba është një nga shtyllat e mesfushës, pikë referimi në luftën e titullit në Premier Ligë, kundër Manchester City të fuqishëm të Pep Guardiolës, apo në Ligën e Kampionëve kundër klubeve si Barça, Juventusi dhe Bayern. Përveç kësaj, mungesa e aktivitetit të Manchester United në afatin kalimtar e bën edhe më të vështirë për Pogba, që të largohet.

Lojtari ka treguar tashmë interes për të veshur fanellën e Barcelonës, e ka zbuluar edhe agjenti Mino Raiola dëshirën e tij për t’u larguar nga Anglia, por nga Manchester United nuk ia japin këtë mundësi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-lojtari i Prishtinës, Azem Ahmeti, ka vlerësuar se futbolli i…