Universiteti i Prishtinës, triumfues në kampionatin evropian universitar

19 korrik 2024 | 11:39

Ekipi i karateisteve të Universitetit të Prishtinës, i përbërë nga Fortesa Orana, Vlera Qerimi dhe Elmedina Istogu, ka rrëmbyer vendin e parë në Kampionatin Evropian Universitar, të mbajtur në Hungari.

Karateistet tona kanë mposhtur ekipet nga Azerbajxhani, Hungaria dhe në finale Turqinë, duke u renditur kështu në krye të kësaj gare.
Vajzat e UP-së kanë shkëlqyer edhe në garat individuale.

Karateistja Fortesa Orana ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë Kumite +68 kg, si dhe Vlera Qerimi po ashtu ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë Kumite -68kg.

Ndërkaq, me medalje të bronztë u shpërblye Elmedina Istogu, e cila garoi në kategorinë Kumite -61kg.

Fortesa, Vlera dhe Elmedina, gjatë garave të tyre, kanë mposhtur kundërshtaret nga Turqia, Austria,

Gjermania, Bosnja e Hercegovina, Rumania, Sllovakia dhe Mali i Zi.

Pjesëmarrja e Kosovës në këto lojëra është mundësuar në bashkëpunim me Federatën e Sporteve Universitare të Kosovës dhe Federatën e Karatesë të Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deri të dielën sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të…