UNMIK-u: Autorët e sulmit në veri të mbajnë përgjegjësi

24 shtator 2023 | 11:16

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka bërë thirrje që autorët e sulmit të së dielës në veri të vendit ku mbeti i vdekur një zyrtar policor dhe një tjetër është plagosur, të mbajnë përgjegjësi.

Përmes një postimi nga UNMIK-u në “Twitter”, është thënë se Ziadeh e ka dënuar ashpër këtë “incident tragjik”, teksa ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për policin e vrarë.

Njëherit është thënë se UNMIK-u po monitoron nga afër situatën dhe u kërkon të gjitha palëve të përmbahen.

“Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet e saj të thella për humbjen e jetës së një polici të Kosovës dhe dënon pa mëdyshje këtë incident tragjik në termat më të ashpër”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së…