UP-ja trajnon zyrtarët administrativë për zbatimin e rregullores për studime të doktoratës

06 mars 2024 | 13:19

Universiteti i Prishtinës, në fokusin e vazhdueshëm për përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë dhe mbështetjen e shërbimit ndaj studentëve, ka mbajtur trajnimin për zbatimin e rregullores për studimet e doktoratës për zyrtarët administrativë, përgjegjës për administrimin e studimeve të doktoratës.

Qëllimi i trajnimit ishte sigurimi i njohurive dhe aftësive praktike për analizën dhe zbatimin e rregullores dhe formularëve përcjellës, gjë që synon ta përmirësojë efikasitetin dhe transparencën e proceseve administrative për studentët në nivelin e doktoratës.

Rektori i UP-së, prof. Qerim Qerimi, ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së studentëve dhe ofrimit të shërbimeve, që u mundësojnë studentëve të doktoratës një eksperiencë cilësore gjatë studimeve.

Po ashtu, prorektorja për akreditim, cilësi të mësimit dhe çështje të studentëve, prof. Njomza Llullaku, Gazmend Shabaj dhe Sinavere Ukshini, nga Zyra për Çështje Akademike, kontribuuan në identifikimin e pikave për përmirësimin e infrastrukturës administrative dhe teknologjisë së informacionit për shërbimin studentor.

Me përfundimin e këtij trajnimi, zyrtarët e shërbimit studentor në Universitetin e Prishtinës janë pajisur me njohuri dhe aftësi të reja, duke sjellë një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë së shërbimit për studentët dhe duke thelluar integritetin akademik në studimet e nivelit të doktoratës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka takuar në…