Uran Ismaili, Konjufcës: Ti dhe Albin Kurti e keni mik Martin Berishajn, sekserin e energjisë me Serbinë

05 qershor 2026 | 22:30

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, në debatin e nënkryetarëve, i është drejtuar Glauk Konjufcës, duke e akuzuar atë dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mbrojtje të Martin Berishajt.

Ismaili e quajti Berishajn “sekser të energjisë elektrike me Serbinë”, duke thënë se ai ka përfituar para nga GEN-I e Serbisë dhe ka tërhequr qindra mijëra euro nga bankat e Kosovës.

“Martin Berishaj është sekser i energjisë elektrike. Albin Kurti e ka mik, e mbështet dhe e mbron. Ai ka përfituar para nga GEN-I e Serbisë, ka tërhequr qindra mijëra euro dhe është sjellë me pasaportë diplomatike, titull që ia ka dhënë qeveria e Vetëvendosjes”, tha Ismaili.

Sipas tij, Berishaj “është ende i lirë dhe ende ambasador”, ndërsa shtoi se pushteti aktual e ka mbrojtur atë edhe pas dyshimeve për përfitime në kohën kur qytetarët përballeshin me fatura të larta të energjisë.

“Një njeri që ka tregtuar dhe ka përfituar në kohën e faturave të mëdha, ka tërhequr nga bankat e Kosovës qindra mijëra euro që nuk dihet ku kanë shkuar, dhe ju keni dalë e keni mbrojtur”, u shpreh Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Administrative ka refuzuar kërkesën e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale,…