Ushtarët amerikanë stërviten në flakë para mbërritjes në Kosovë

23 shkurt 2024 | 12:24

Ushtarët amerikanë janë stërvitur në mes të flakëve përpara mbërritjes në Kosovë për misionin paqeruajtës.

“Quhet trajnim kundër fobisë ndaj zjarrit. Jo më kot quhet kështu”, ka shkruar Misioni amerikan në NATO në rrjetin social “X”.

Postimi është shoqëruar me këto imazhe ku duken ushtarët në një tokë të kapluar nga flakët.

“Stërvitja organizohet nga aleatët në NATO dhe partnerët përpara dërgimit të tyre në Kosovë”, ka shkruar Misioni amerikan.

Gjithashtu është nënvizuar se misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, po ndihmon për të mbajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë.

Aleanca e fuqishme ushtarake ka shtuar prezencën në Kosovë pas sulmit në Banjskë nga disa paramilitarë serbë, ndërsa vija kufitare me Serbinë monitorohet vazhdimisht nga KFOR për të shmangur një përsëritje të rastit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe…