Vajza e Jakup Krasniqit me mesazh prekës për babanë: Ende krahëhapur presim përqafimet e lëna në gjysmë

04 maj 11:11

Sot janë bërë gjashtë muaj nga arrestimi i ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jakup Krasniqi nga Gjykata Speciale.

Për vajzën e Krasniqit, Gresën këta gjashtë muaj kanë qenë sa 600 vite. Ajo ka thënë se babanë e saj janë duke e mbajtur pa të drejtë në Hagë.

“‘Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar’. Sot bëhen 6 muaj prej atij mëngjesi të frikshëm e të dhimbshëm, të ftoftë dhe urryes.  6 muaj e më duken si 600 vjet. Po, 100 vjet duket muaji kur larg e mbrapa grilave të mban padrejtësia dhe ligësia. 6 muaj, ende krahëhapur presim përqafimet e lëna në gjysmë.  6 muaj liri e mohuar pa të drejt! Liria ka emër – UÇK Liria ka emrin tënd, Jakup Krasniqi”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti Haxhi Avdyli i ka dalë në mbrojtje bashkëpartiakes, ministres…