Vajza e Madonna-s guxon me veshjen, fustani i tejdukshëm i tregon më shumë seç duhet

17 nëntor 2022 | 11:58

Vajza e Madonna-s, Lourdes Leon, u sigurua që të gjithë sytë të ishin fiksuar fort tek ajo kur u shfaq në New York City.

26-vjeçarja u shfaq me një veshje të guximshme tërësisht të zezë në ekspozitën Mugler Couturissime në Muzeun e Brooklyn mbrëmjen e së martës (15 nëntor).

Ajo mahniti absolutisht fotografët me kostumin e zi të hijshëm dhe të tejdukshëm, i cili i ekspozonte më shumë seç duhet format trupore dhe i nxirrte në pak tatuazhet e shumta që kishte të gdhendura në trup.

Veshja e saj tërheqëse i la shumë pak imagjinatës dhe ishte mënyra e përsosur për të nderuar punën e stilistit të ndjerë, Thierry Mugler, i cili vdiq në janar.

E bija e këngëtares me famë botërore mbante në qafë një kryq gjigant argjendi, unaza të trasha në gishta dhe thonj të zinj të gjatë që e komplimentonin në mënyrë perfekte ansamblin e saj gotik.

Gjithashtu 26-vjeçarja kishte realizuar një make-up të shndritshëm dhe flokët e gjatë të zinj i mbante të lëshuara.

Lourdes e mbylli pamjen e saj me një xhaketë lëkure të zezë të cilën e la të varej lirshëm mbi supe.

Vajza e Madonna-s guxon me veshjen, fustani i tejdukshëm i tregon mëVajza e Madonna-s guxon me veshjen, fustani i tejdukshëm i tregon mëVajza e Madonna-s guxon me veshjen, fustani i tejdukshëm i tregon më

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët kanë probleme të shumta me të cilat iu duhet…