Vakia e Diola Dostit, e çuditshme

23 korrik 2023 | 09:28

Nustricionistja Diola Dosti ka folur për efektet e mira që ka hashashi mjekësor.

E ftuar në “S’e Luan Topi”, Diola rrëfeu se kanabisin e ka përdorur në formën e vajit për efektet kurative që ai ka, megjithatë nuk do ta kishte besuar kurrë se do t’i shërbente si afrodiziak.

“Ta kisha lexuar diku se kishte efekt afrodiziak nuk do ta provoja” – tha në formë batute dietologia, duke zbuluar se ai ishte momenti kur ngjizi vajzën e tretë, Gjurmën.

Pjesë nga biseda:

Erjona: A e ke provuar nonjëherë vetë?

Diola: Po e kam provuar, brenda vendit ku lejohet të provohet por unë nuk kam tymosur asnjëherë. Ka qenë në formën e vajit medicinal dhe e kam provuar sepse lexova që të rrit kreativitetin. Në atë kohë ka qenë faza kur unë po prodhoja linjën time dhe përveçse bëra formulën, ngela edhe shtatëzanë kur e provova. Pra dha efekt. Unë këtë nuk e dija. Ta kisha lexuar diku se kishte efekt afrodiziak, nuk do e provoja. Por tek unë e dha atë lloj efekti. Po flasim gjithmon për atë medicinalin dhe unë jam pro legalizimit të kanabisit medicinal.

Erjona: Se nuk do t’i hyjmë atij debati, por këtë doja të dija. Cilën nga gocat ke bërë, të tretën?

Diola: Po, të tretën. Gjurma.

Erjona: Pra të tretën e ke bërë falë vajit të hashashit?

Diola: Po, dhe ajo është “high” tërë kohën. /TCH/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e zëshme e PDK-së, Ganimete Musliu, ka bërë thirrje…