Valentina Alijaj: Kërkoj mbështetjen e qytetarëve që ta forcojmë rolin e gruas në shoqëri

18 janar 2021 | 20:55

Valentina Alijaj, kandidate e Nismës Socialdemokrate për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve në këto zgjedhje.

“Kërkoj mbështetjen tuaj me synim që të luftojmë për të drejtat dhe forcimin e rolit të gruas në shoqëri dhe në të njejtën kohë mbështetje të veçantë në inciativat rinore”, ka shkruar kandidatja për deputete Valentina Alijaj.

Postimi i plotë i saj:

Të dashur qytetar të Republikës së Kosovës
Me besimin e plotë të kryetarit Fatmir Limaj dhe strukturave udhëheqëse të Nismës Socialdemokrate jam kandiduar për deputete në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14-të shkurtit në Republiken e Kosovës.
Me ndjenjë dhe respekt të thellë në mbrojtjen e vlerave kombëtare, unë sot si një e re dua të bëj më të mirë për vendin time duke dhënë kontribut në shtetndërtim, nisur nga fakti që para 20-të viteve shumë të ri e të reja i dolën në mbrojtje Kosovës nga gjenocidi Serbe.
Kërkoj mbështetjen tuaj me synim që të luftojmë për të drejtat dhe forcimin e rolit të gruas në shoqëri dhe në të njejtën kohë mbështetje të veçantë në inciativat rinore.

#Fatmir LIMAJ1️⃣
#Valentina Alijaj2️⃣7️⃣

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar takimet me…