Valentino Rossi: Gara më e bukur, do të doja që sezoni të mbaronte këtu

25 tetor 2021 | 13:00

Valentino Rossi ka zhvilluar të dielën garën e tij të fundit para publikut të tij, në pistën italiane të Misano. Ai u klasifikua i 10-ti, rezultati i tij më i mirë sezonal me Yamaha Petronas.

Por, mbi të gjitha, i gjithë publiku ishte veshur me të verdhë dhe mbante numrin 46 në duar.

“Ishte gjithçka e jashtëzakonshme, mjaft e bukur. Kam menduar që të ruaj këtë kujtim në mendjen tim dhe të mos i zhvilloj dy garat e fundit. Atmosfera ishte fantastike dhe i falënderoj të gjithë për mbështetjen që më kanë dhënë në gjithë këto vite. Faleminderit”, ka thënë Rossi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri slloven, Janez Jansha ka pranuar një zarf në të…