Vanesa Doçi nuk nënshkroi kontratë në Turqi: Dua të këndoj shqip

29 prill 23:54

Këtë javë n’Kosovë Show mysafirë ishin Valon Maloku, Antigona Kotorri, Vanesa Doçi, Alban Mehmeti e Burhani i “semaforëve”.

Autorët e “Përrallë me Tupan”,  nga Valon Maloku e Antigona Kotorri rrëfyen për projektin e suksesshëm e deri te aktorët, përfshirë vetë Shpëtim Deskun.

Ndërkohë, Vanesa Doçi tregoi planet në karrierën muzikore. Kujtojmë se kënga e Ibrahim Tatileses e “Aramam’ e kënduar nga Vanesa po “n’Kosovë Show”, ka arrit 18 milionë klikime.

Ajo ka treguar se pas këtij suksesi i ishte ofruar punë në Turqi. Thotë se kontratën me shumë para e ka refuzuar me qëllim që karrierën ta zhvillojë në vendlindje.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrja britanike, Theresa May, i…