Varroset 22-vjeçari që humbi jetën mbrëmë në aksidentin e rëndë, familja fal gjakun

17 dhjetor 2023 | 20:21

Sot në varrezat e fshatit Berjahë të Gjakovës iu dha lamtumira e fundit 22-vjeçarit Lordon Syla, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik të së shtunës në Prizren.

Pas ceremonisë së varrimit, familja Syla fali gjakun e djalit të tyre, Lordonit.

“Familja më porositi, se nëse kemi diçka për të falur, veç se është e falur vetëm për hatër të Zotit”, tha hoxha pas varrimit të tij.

Në aksident mbetën të vdekur edhe Molos Delija dhe Nue Bibaj, pasi u goditën nga një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova” e cila kishte humbur kontrollin.

Kujtojmë se dy persona të dyshuar për shkaktimin e këtij aksidenti tragjik ndodhen në ndalim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident trafiku ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku është…