Vasfije Krasniqi do të rrëfehet edhe para Parlamentit të Suedisë

24 gusht 2019 | 11:29

E mbijetuara e dhunës seksuale në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, do të rrëfejë për ngjarjet e hidhura gjatë luftës në Kosovë edhe para parlamentit suedez.

Me moton “Be my voice” apo “Bëhu zëri im”,  “Kosovos tystade kvinnor vill höras”, “Gratë e heshtura të Kosovës duan të dëgjohen”, Lidhja Shqiptare-Suedeze (SAN) në bashkëpunim me Humanisterna, Femrat shqiptare në Suedi  (SAB) dhe GAPF në shtator do të mbajnë leksione të hapura në Malmo dhe Stokholm me temën “Gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë situata e tyre dhe vështirësitë me të cilat ato përballen sot”, ka njoftuar “Nobel Press”.

E veçanta e këtij organizimi është se Vasfije Krasniqi-Godmnan, gjatë qëndrimit  të saj në Stokholm, do t’i drejtohet edhe parlamentit suedez. Për dhunën seksuale të ushtruar ndaj, Krasniqit-Goodman dhe 20 mijë viktimave të tjera gjatë luftës në Kosovë do të njoftohet edhe ky vend skandinav.

Për gratë e dhunuara do bëhet edhe një dokumentar nga një medet suedeze

Vasfije Krasniqi Goodman, është gruaja e parë e cila foli publikisht për dhunën seksuale që është ushtruar ndaj saj nga policia serbe, gjatë luftës në Kosovë. Për të bëmat ndaj, Vasfijes dhe 20 mijë viktimave të tjera nga policia dhe paramilitarët serb, një kanal suedez, do të bëjë edhe një dokumentar.

Ky projekt do të përkrahet edhe nga Ambasada e Kosovës në Stokholm.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka…