Vasfije Krasniqi- Goodman, fituese e çmimit të paqes Kim Bok-dong

10 maj 2019 | 13:14

Aktivistja e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT)  Vasfije Krasniqi Goodman e cila avokon për të mbijetuarit e dhunës seksuale në nivel global është fituese e çmimit Kim Bok-dong për paqe.

Këshilli Korean për Drejtësinë dhe Përkujtimin për Çështjen e Skllavërisë Seksuale Ushtarake nga Japonia ka zgjedhur të mbijetuarën e Kosovës Vasfije Krasniqi-Goodman si fituese të çmimit të paqes Kim Bok-dong për vitin 2019.

Ky çmim nderon individët apo organizatat që kanë qenë të angazhuar në lëvizje për të zgjidhur çështjen e dhunës seksuale gjatë luftës dhe për të siguruar të drejtat e njeriut të grave në konfliktet e armatosura anembanë botës.

Vasfije Krasniqi-Goodman është viktima e parë që ka treguar publikisht historinë dhe traumën e saj të dhunës seksuale që kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë.

Më pastaj ajo u bë zë i fuqishëm i fushatës ‘Bëhu zëri im’ në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, dhe përpjekjet e palodhshme të saj në luftimin e stigmatizimit që rrethon këtë kategori shoqërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Philadelphia fitoi 112-101 ndaj Torontos në gjysmëfinalen e gjashtë të…