Vasfije Krasniqi kthehet në Kuvend si vizitore, duartrokitet nga deputetët

17 nëntor 2022 | 13:58

Ish-deputetja e Kosovës, Vasfije Krasniqi, sot ka qëndruar në Kuvend si vizitore pasi e la mandatin për çështje shëndetësore.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka uruar mirëseardhje, derisa deputetët u ngritën në këmbë për ta nderuar atë.

“Po e përshëndes në emër të të gjithë juve Vasfije Kransiqin, e cila është kthyer nga ShBA dhe po na viziton, është pjesë e kësaj seance. Vasfije, faleminderit që ke ardhur! Natyrisht, gjithmonë je e mirëseardhur në Kosovë, por sidomos në Kuvendin e Kosovës ku shërbeve edhe si deputete para pak kohësh. Të falënderojmë sinqerisht për aktivizmin tënd të sinqertë që i ka dhënë kaq forcë të madhe morale popullit tonë”, ka thënë Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka kritikuar ekzekutivin në…