Vazhdohet marrëveshja për Akademinë e Hendbollit

02 mars 12:29

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur në takim Kryetarin e Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK), Eugen Saraçini, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorët si dhe drejtuesit e Klubit të Hendbollit “Kastrioti”-meshkujt në Ferizaj.

Në këtë takim u diskutua për bashkërendimin e aktiviteteve të klubit të hendbollit ferizajas, për zbatimin e projekteve të përbashkëta në këtë fushë, si dhe për vazhdimin e marrëveshjes së mëhershme të Komunës së Ferizajt me federatën për Akademinë e Hendbollit.

Kryetari Saraçini u shpreh se Ferizaj është qyteti ikonë i hendbollit të Kosovës dhe se mbështetja nga FHK-ja për Klubin e Hendbollit “Kastrioti” nuk do të mungojë.

Në anën tjetër, kryetari i KH “Kastrioti”, Lulzim Abazi, falënderoi për vizitën kreun e FHK-së dhe siguroi këta të fundit se bashkë me kryetarin Aliu kanë projekte konkrete që ta kthejnë dinjitetin e këtij klubi dhe t’ua rikthejnë lavdinë e fitoreve të shumta në rang vendor dhe ndërkombëtar.

 

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Komunale e Arsimit Prishtinë ka mbajtur të premten takim…