Vazhdojnë punimet e projektit për korridorin Skenderaj – Vushtrri

25 gusht 2019 | 15:59

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe inxhinierët e kësaj komune, kanë inspektuar punimet e projektit për asfaltimin e rrugës që lidh Skenderajn dhe Vushtrrinë.

Kryetari Jashari ka bërë me dije se në kuadër të këtij projekti do të asfaltohen rreth 15 kilometra rrugë.

“Së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe inxhinierët e komunës kemi inspektuar punimet e projektit në realizim e sipër të asfaltimit të rreth 15 kilometrave nga fshatrat rreze Qyqavicës, që vazhdon përgjatë fshatrave të Komunës së Vushtrrisë, ku edhe është përfundimi i këtij projekti. Ky projekt ka nisur ditë më parë dhe synon që veç asfaltimit të rrugëve të fshatrave tona, të krijojë edhe një korridor tjetër të lidhjes Skenderaj – Vushtrri, duke shkurtuar distancat ndërmjet vendbanimeve”, është shprehur Jashari.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj,  ka bërë me…