Vazhdojnë punimet për ndërtimin e QKMF-së së re në ish kampin e KFOR-it në Prizren

05 korrik 2023 | 11:45

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se janë duke vazhduar punimet drejt finalizimit të projektit të ndërtimit të QKMF-së së re, në ambientet e ish kampit të KFOR-it (Innovation and Training Park – ITP) me rreth 1.500 metra katrorë hapësirë për ofrimin e shërbimeve mjekësore, si dhe hapësirë të mjaftueshme parkimi për pacientët.

Sipas njoftimit të komunës, ky projekt planifikohet të përfundojë vitin e ardhshëm dhe pritet të jetë modern si në aspektin infrastrukturor ashtu edhe në atë të ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Komunës së Prizrenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inigo Martinez është lojtari më i ri i Barcelonës. Këtë…