Barça përforcohet me Martinezin  

05 korrik 2023 | 11:37

Inigo Martinez është lojtari më i ri i Barcelonës. Këtë e ka konfirmuar gazetari italian Fabrizio Romano, duke theksuar se gjithçka ka përfunduar.

Martinezi bashkohet me Barcelonën pas Gundogan si një transferim me parametra zero. Qendërmbrojtësi spanjoll do të ketë një kontratë 2-vjeçare me katalanasit dhe gjithashtu klauzola e tij e lirimit do të jetë 400 milionë euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e mërkurë) do të mblidhet Kryesia e Aleancës për…