Vazhdon asfaltimi i rrugëve në fshatin Stantërg të Mitrovicës

11 maj 2018 | 13:50

Ka  filluar asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatin Stantërg të Mitrovicës.

Sipas një njoftimi të komunës së Mitrovicës, janë disa rrugë dhe rrugica të cilat priten të asfaltohen në këtë fshat, me ç’rast do të përfundojë pothuajse rregullimi i tërë infrastrukturës rrugore.

Me këtë rast, drejtori i Infrastrukturës, Naser Muja, ka thënë se me asfaltimin e kësaj rruge dhe rrugicave të tjera, banorët e fshatit Stantërg në përgjithësi do ta kenë jetë më të mirë dhe mundësi më të mëdha për të siguruar ekzistencën.

Vlera e këtij projekti arrin shumën afër 90 mijë euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj dhe kryetari i…