Vazhdon forma e dobët e Llapit, Gjilani mposhti Vllazninë

11 mars 15:09

Skuadra e Llapit vazhdon me rezultate jo të mira në sezonin pranveror. Kjo skuadër sot është mposhtur nga Liria e Prizrenit me rezultat 0-2, kurse golat i shënuan David Domgjoni dhe Artur Magani.

Pas kësaj humbje Llapi është edhe një hap pas në garën për titull, kurse Liria e Bledi Shkëmbit ngrehet në pozitën e tretë me 37 pikë.

Në ndeshje n tjetër Gjilani e mposhti Vllazninë nga Pozharani me rezultat 1-0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mbrojtësi Armend Thaqi në minutën e 78-të.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka deklaruar se ka testuar me sukses raketën “supersonike”,…