Vazhdon patrullimi i KFOR-it në Bërnjak

30 shtator 11:24

Po vazhdon edhe më tutje patrullimi i KFOR-it në pikën kufitare në Bërnjak.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë i ka shtuar patrullimet në rrugët e bllokuara në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinjë.

Nga pamjet e siguruar nga “Klankosova.tv” shihen pjesëtarë të KFOR-it duke lëvizur në Bërnjak.

Sipas vendimit të 20 shtatorit, të gjitha automjetet me targa të Serbisë me të hyrë në Kosovë duhet t’i heqin ato dhe të pajisjen me targa të përkohshme, të lëshuara nga autoritetet e Kosovës.

Ndryshe, për të njëmbëdhjetën ditë me radhë serbët janë duke protestuar në këto dy pika kufitare, duke i bllokuar rrugët për qarkullim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Mjekëve të Kosovës (OKM) ka bërë me dije…