Vazhdon rregullimi i rrugëve bujqësore në Viti

18 tetor 2019 | 16:10

Realizimi i projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore, e posaçërisht të atyre bujqësore është duke vazhduar në Komunën e Vitisë.

Në realizim e sipër është një rrugë bujqësore në fshatin Beguncë, e cila lidhë fshatin Sllatinë e Poshtme me fshatin Gërmovë.

Për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në këto dy rrugë, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka dalë në terren ku ka takuar banorët e këtyre zonave të cilët e kanë falënderuar atë për përkushtimin që t’u ofrohen shërbime sa më të mira, gjegjësisht qasje në tokat e tyre bujqësore përmes këtyre rrugëve.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komunën e Deçanit është funksionalizuar E-Kiosku, i cili do…