Vazhdon rritja e rasteve të reja me Covid

06 janar 2022 | 15:03

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 152 raste të reja me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 4 mijë e 102 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 683 758 doza të vaksinës. Deri më sot 786 859 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 5 474 testime, 152 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158 102. Në total numri i rasteve aktive është 872”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka deklaruar se për koalicionet…