Vazhdon shkëlqimin FC Kosova Düsseldorf

15 prill 2024 | 14:31

Klubi futbollistik i shqiptarëve FC Kosova Düsseldorf ka vazhduar me fitoren e radhës. Ajo të dielën ka arritur të mposhtë me rezultat të thellë 4:0 klubin vendas VdS Nievenheim. Të katër golat i ka shënuar Max Stellmach.

Ky klub i prinë tabelës në Bezirks Liga dhe me lojën që është duke treguar, gjasat janë reale se në sezonin tjetër do të ngjitet në një ligë më lartë pra në Landesliga.

Xhiron tjetër pra të dielën e ardhshme FC Kosova Düsseldorf, e luan ndeshjen në fushën e saj kundër klubit Lohausener SV, e ku pritet që edhe këtë lojë ta fitoj me rezultat bindës. “Lojtarët janë në formë të mirë, dhe po japin çdo gjë nga vetja që të arrijnë suksese dhe të nderojnë edhe sponzorët tanë dhe bashkëvendësit e bashkatdhetarët tonë që po e ndihmojnë dhe po e përcjellin klubin”, ka thënë ndër tjerë për Epokën e re, kryetari i klubit Bujar Neziri. Neziri ka falënderuar donatorët dhe mbështetësit e klubit, pa të cilët nuk do të ishin këto rezultate.

Faleminderit për përkrahjen dhe shihemi të dielën tjetër ku në shtëpi presim Lohausener SV, është shkruar në faqen zyrtare të klubit “FC Kosova Düsseldorf”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhaxhai i Erona Coklit, 21-vjeçares e cila u vra pak…