Vazhdon shtrirja e Nismës në Gjilan

02 maj 2018 | 23:04

Dega e Nismës Socialdemokrate në Gjilan, të mërkurën ka themeluar nëndegën e saj në lagjen “7 korriku”, ku kryetar i kësaj nëndege është zgjedhur Faik Neziri.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, njëherësh kryetar i degës së kësaj partie në Gjilan.

Ai me këtë rast ka thënë se Nisma po rritet çdo ditë e më tepër.

Postimi i plotë i plotë i ministrit Hasani:

Organizimi sa më i mirë i strukturave të NISMA Socialdemokrate në Gjilan po bëhet në vazhdimësi. Muajin e fundit kemi themeluar dhjetëra nëndegë të NISMA’së nëpër lagjet dhe fshatrat e Gjilanit.
Në këtë kuadër sonte kemi themeluar nëndegën tonë në lagjen “7 Korriku”. Me këtë rast kryetar i kësaj nëndege është zgjedhur Faik Neziri, kurse nënkryetar është zgjedhur Valon Sejdiu. Po ashtu, janë zgjedhur edhe 9 anëtarë të kryesisë.
NISMA në Gjilan po rritet çdo ditë e më tepër. Vazhdojmë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm paratë nuk të bëjnë të lumtur – kjo është…