Vdekje e dyshimtë në Drenas

27 korrik 2021 | 09:49

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është dërguar pa shenja jete në QKMF-Drenas.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti është duke u hetuar dhe po cilësohet si vdekje e dyshimtë, përcjell Demokracia.com.

“Drenas, 26.07.2021 – 16:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në QKMF-Drenas. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia ka njoftuar po ashtu se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është ndaluar në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë,…