Vdes aktivisti i PDK-së në Fushë Kosovë, Veseli ngushëllon familjen

10 shtator 2019 | 09:13

Ka ndërruar jetë anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës në degën e Fushë Kosovës, Isa Breznica.

Lajmi e ka bërë me dije kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Isa Breznicës, atdhetarit të dalluar, aktivistit të përkushtuar dhe anëtarit të Kryesisë në Degën e PDK-së në Fushë Kosovë. Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt e mirënjohje për kontributin e tij të dalluar qytetar për PDK-në dhe vendin. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë atyre që patën mundësinë dhe nderin ta njohin Isën”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditën e parë të vizitës në Japoni, presidenti Hashim…