
Vdes ish-presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf
05 shkurt
08:15
Ish presidenti i Pakistanit, gjenerali Pervez Musharraf, ka vdekur në Dubai në moshën 79-vjeçare, pas një sëmundje të gjatë, raporton BBC.
Ai kishte marrë pushtetin në një grusht shteti në vitin 1999, derisa ishte president mes viteve 2001 dhe 2008.
Ai u kishte mbijetuar tentativave të shumta për vrasje dhe e gjeti veten në vijën e parë të luftës midis islamistëve militantë dhe Perëndimit.