Vdes këngëtari, ish-luftëtari i UÇK-së Jeton Kuçi nga Deçani

29 prill 2018 | 22:55

Të dielën ka vdekur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, këngëtari Jeton Kuçi.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rasim Selmanaj.

Jeton Kuçi  kishte qenë i angazhuar për çështjen kombëtare që nga viti 1990.

Postimi i plotë i Selmanajt:

Lajm tronditës, humb jetën Jeton Kuçi nga Deçani

Një lajm i papritur dhe ngjarje tronditëse jo vetëm për familjen por për të gjithë ne që e kishim bashkëudhëtar që nga vitet 90-ta!

E kam shumë vështirë të shkruaj për Ty Jeton, njeriu dhe miku im i mirë por çka me ba, jeta qenka e padrejtë!

Ishe i ri gati fëmijë kur të njoha, në ShKA” Jusuf Gërvalla” të Deçanit, bashkë me shokët tuaj të asaj kohe, nipin tim tani dëshmor Luan Nimanaj, Fatmir Nimanaj e Orhan Halilaj poashtu sot dëshmorë!

Ju, Jeton tani po ndaheni nga ne fizikisht por do të mbeteni përgjithmon në zemrat tona! Do të jetojmë me kujtimet e mira për Ju shoku ynë i mirë e i vertet i viteve të përplasura!

Ju në kujtesën time dhe të brezave do te jeni i gjallë si një shtegtar duke ecur me një qifteli në dorë për të brymosur idealin për Liri e duke përcjell amanetin e shokëve tu dëshmor!

Qiftelia jote dhe shokëve tu kishte një melodi me Kitarën e Jusuf Gërvallës!

Po e kam të veshtirë të shkruaj per Ty shoku ynë,sepse kemi dhembje e mall pa kufi por do jemi edhe krenar gjithë jetën i dashuri miku im, Jeton Kuçi!
Ketu po e këputi fjalen time!
Lamtumirë miku im i mirë!
RS

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari  i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti,  ka thënë se lajmi…