Vdes në moshë të re ish-hendbollisti i Vëllaznimit, Argjend Dreshaj

26 shkurt 2024 | 14:57

Federata e Hendbollit të Kosovës ka bërë të ditur se të hënën ka vdekur Argjend Dreshaj, ish-hendbollisti i Vëllaznimit të Gjakovës.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se i ndjeri është përballur me një sëmundje të rëndë për disa vjet.

“Dreshaj ishte i lindur në vitin 1989, ndërsa ishte pjesë e të gjitha grupmoshave të reja të Vëllaznimit të Gjakovës. Ka luajtur me sukses për periudhë të gjatë edhe për ekipin senior, ndërsa është shquar për urtësinë dhe respektin ndaj të tjerëve. Në vitet e fundit i ndjeri Dreshaj ka jetuar jashtë vendit”. “Në emër të Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe të familjes kosovare të hendbollit, familjes së respektuar Dreshaj, klubit të hendbollit Vëllaznimi dhe gjithë komunitetit të hendbollit në Gjakovë ngushëllimet më të thella ia shpreh presidenti Eugen Saraçini”, thuhet në njoftim e FHK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Lufta e Rusisë nuk është vetëm luftë kundër Ukrainës, por…