Vdes një 69-vjeçar në liqenin artificial të Mitrovicës

06 gusht 2018 | 19:38

Një person me inicialet S.J rreth moshës 69 vjeç, ka humbur jetën të hënën rreth orës 14:00 në liqenin artificial të Mitrovicës.

Lajmin e ka bërë me dije për “Klan Kosovën”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, viktima është nxjerrë nga uji prej disa kalimtarëve të rastit të cilët e kanë dërguar në spitalin rajonal të Mitrovicës, ku më vonë është konfirmuar vdekja e tij.

Ndërkaq policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke vazhduar hetimet rreth këtij rasti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i është përgjigjur…