Vdes një person në Gjilan derisa ishte duke prerë një kafshë

04 shkurt 2024 | 08:54

Ka vdekur një person në Gjilan. Atij i është përkeqësuar gjendja derisa ishte duke e prerë një kafshë.

Në raportin e policisë bëhet me dije se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Viktima mashkull kosovar, derisa ishte duke prerë një, kafshë iu kishte keqësuar gjendja e tij shëndetësore dhe i njëjti ishte dërguar në qendrën Emergjente, ku mjeku  kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Kosovë do të mbajë mot më i butë…