Vdes një punëtor në vendin e punës në Prishtinë

29 gusht 2019 | 11:42

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje aksidentale në Prishtinë. Raportohet se viktima përderisa ishte duke punuar, i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe është rrëzuar.

Viktima është dërguar në QKUK ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) i janë bashkuar 20 inspektorë…