Vdes shqiptari 28 vjeç i infektuar me koronavirus

01 prill 2020 | 11:37

Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Trento të Italisë. Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar i identifikuar si Lucjan Elezi është gjetur i vdekur në shtëpi pasi ishte infektuar nga koronavirusi. 28-vjeçari ishte në pritje për ta bërë tamponin e dytë për të vërtetuar nëse ishte shëruar plotësisht, shkruan abcnews.al.

Dhjetë ditë më parë ai kishte shkuar në spital pasi rezultoi i infektuar me COVID 19. Pas përmirësimit ai shkoi në shtëpi ku do të qëndronte i izoluar. Në testin e parë i riu doli negativ, ndërsa ishte në pritje të testit të dytë për të vërtetuar nëse ishte shëruar plotësisht.

Për momentin shkaku zyrtar i vdekjes dyshohet të jetë bërë një emboli pulmonare, ndërkohë që vijojnë hetimet për t’i zbardhur shkaqet e plota.

Mediat shkruajnë se për vite me radhë ai banonte në Val di Fassa dhe kishte punuar së pari në sektorin e ndërtimtarisë. Elezi kishte mbërritur në Val di Fassa nga Shqipëria, ku i ishte bashkuar vëllait dhe xhaxhait të tij, më pas kishte mbërritur edhe gruaja me të cilën jetonte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur para mediave pas…